Çelja e grupkapitullit të fundit, Spitopali dhe komisionerja Marta Kos përurojnë godinën e re të misionit shqiptar në BE  

17/11/2025 10:08

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali se bashku më komisioneren e BE për zgjerim, Marta Kos përuruan godinën e re të misionit shqiptar në BE.

Në një postim në Facebook ministrja Spiropali ndan pamjet dhe shkruan: “Shtëpia e re e misionit tonë në BE.”

Postimi i plotë:

Shtëpia e re e misionit tonë në BE

Me Kryeministrin Edi Rama dhe Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, përuruam godinën e re të misionit shqiptar në BE.

Teksa hapja e të gjithë kapitujve të negociatave e fut vendin në një fazë të re, më pranë objektivit për anëtarësim, por edhe më sfiduesja, misioni shqiptar në Bruksel përfaqëson pasionin dhe vokacionin e skuadrës sonë kombëtare, duke qenë fytyra e Shqipërisë në zemër të Europës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta