Përplasi me makinë për vdekje 2-vjeçaren, pranga të riut në Duurës Identifikohet 45-vjeçari shqiptar që humbi jetën pasi pasi ra nga një lartësi gjatë kryerjes së meremetimeve në një çati në Greqi.
Viktimë mbeti shtetasi Mariglen Hoxha ose siç i thërrisnin të gjithë, Mario, i cili ishte punëtor në sektorin e ushqimit. Ngjarja ndodhi pranë aeroportit lokal, ku ai kishte shkuar për të punuar jashtë orarit për të plotësuar të ardhura, pasi familja e tij përbëhet nga pesë anëtarë.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në ishull veçanërisht te komuniteti shqiptar i Lesvos, ku punëtori jetonte prej vitesh.
Mriglen Hoxha ishte i njohur për një akt heroik, ku vitin e kaluar ai shpëtoi një grua të moshuar që kishte rënë në det teksa po hipte në tragetin e ankoruar në portin e qytetit, duke vënë në rrezik jetën e tij.
Pas ngjarjes, Qendra Punëtore e Mytilinit dhe Sindikata e Ndërtuesve organizuan një protestë dhe tubim solidariteti për familjen e viktimës ku merrni pjesë edhe shumë emigrantë shqiptarë në ishull, raporton gazetari i Top Channel, Aleksandër Marku. Protestuesit denoncuan mungesën e masave të sigurisë dhe theksuan se shumë punonjës në sektorin privat janë të detyruar të bëjnë dy ose tre punë për të përballuar jetesën. Pronarja e shtëpisë ku po kryheshin punimet është arrestuar.
Duke mbajtur pankarta në duar në Sheshin Sappho, protestuesit kanë kërkuar masa konkrete për të parandaluar humbjen e jetëve të tjera në punë.
Mytilini sot nuk humbi vetëm një punëtor, humbi një hero të përditshëm, një njeri që shpëtoi jetën e tjetrit dhe humbi të tijën për shkak të neglizhencës, thuhet në njoftimin përkatës.
Top Channel