“Bëj analizat se më ke sjellë infeksion”/ Të riut i vjen në ‘majë të hundës’, vret të dashurën pasi refuzoi të kryente marrëdhënie me të
Marrëdhënia mes Donald Trump dhe kongresmenes republikane Marjorie Taylor Greene ka hyrë në pikën e ngrirjes totale.
Dy figurat e rëndësishme të kësaj force politike, që dikur ishin aleatë të pathyeshëm, por tani janë përplasur publikisht, duke çelur një konflikt të ri brenda Partisë Republikane.
“E çmendur! Nuk i kthej më telefonatat… nuk e duroj dot”, citohet të ketë thënë Trump, i cili shpërtheu kundër Greene në një seri postimesh duke e quajtur më pas “tradhtare”. “S’bën gjë tjetër veçse ankohet”, shkroi presidenti. Ai pretendoi se Greene është tërbuar ndaj tij vetëm sepse i ka thënë se nuk duhet të kandidojë për guvernatore apo senatore në Georgia.
“Ajo i thotë njerëzve që jam i keq pse nuk i kthej telefonatat. Nuk mund të marr çdo ditë telefonatën e një të cmendure që bërtet,” shkroi ai, duke premtuar se do mbështesë çdo kundërshtar republikan që do e sfidojë në zgjedhjet e 2026-ës. Më tej, e ashpërsoi tonin edhe më shumë: “Marjorie ‘Traitor’ Green është turp për Partinë Republikane”. Greene u kundërpërgjigj duke përcjellë zhgënjim për liderin që dikur e ndiqte pa ia bërë fjalën dysh.
“Trump nuk po vendos më Amerikën të parën”, ishte komenti i politikanes, që prej ditësh po e sulmon atë publikisht. Ai, sipas Green nuk po ul kostot për amerikanët, nuk po merr vendime të forta në politikën e jashtme, dhe – pika më e nxehtë – nuk po e menaxhon si duhet çështjen e publikimit të dosjeve të Epstein. Marjorie Green ishte një nga vetëm katër republikanët që u bashkuan me demokratët për të kërkuar publikimin e dosjeve në fjalë.
Ajo shpalli dhe një slogan të ri të partisë: AFAO, “America First, America Only” për të zëvendësuar MAGA-n, çka u interpretua nga mediat britanike si një lloj revolucini kundër Trumpit.
Top Channel