Emri/ Aksident në aksin ‘Lushnjë-Berat’, automjeti përplas këmbësoren

16/11/2025 18:09

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Leshnje- Berat në afërsi të fshatit Çiflik.

Sipas të dhënave, drejtuesi i automjetit tip Benz ka përplasur një kalimtare.

Shqiponja Gjoshi, 53-vjeçe, është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe është nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia në vendngjarje po dokumenton rastin dhe po disiplinon trafikun. Sipas të dhënave paraprake 53-vjeçarja ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në anën tjetër teksa e ka përplasur automjeti.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta