Video/ “Kush s’kërcen është komunist”, fushata e Melonit si një ndeshje futbolli, kryeministrja italiane bashkohet me korin e qytetarëve

15/11/2025 13:14

Mijëra mbështetës të djathtë u mblodhën të premte në Palapartenope pranë Napolit për të përkrahur Edmondo Cirielli në zgjedhjet rajonale të Kampanisë.

Në skenë ishin të pranishëm Giorgia Meloni, Antonio Tajani, Matteo Salvini dhe Maurizio Lupi, liderët kryesorë të qendrës së djathtë italiane.

Pas fjalës së Meloni, të gjithë u bashkuan me Ciriellin ndërsa tingujt e Hymnit Kombëtar të Italisë mbushën arenën. Mijëra mbështetës kënduan korin e njohur “Kush nuk kërcen është komunist!” dhe filluan të kërcenin si në stadiume futbolli, për të dokumentuar gjithçka me selfie në skenë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Qendra e majtë reagoi menjëherë. Deputeti dhe përgjegjësi i Jugut i PD-së, Marco Sarracino, paralajmëroi: “Giorgia Meloni duhet të përgatitet: në Kampania do të përjetojë humbjen më të madhe që nga koha kur është në qeveri. Në tre vitet e fundit ka treguar të jetë kryeministrja më antijugore në historinë e republikës, duke mohuar burime, të drejta dhe mundësi për jugun, duke prerë fonde për shëndetësinë, arsimin, njësitë lokale dhe infrastrukturën.”

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta