Trump kritikon ashpër kongresmenen republikane, presidenti: Shoh një grua të çmendur që vetëm ankohet
Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro i kërkoi të premten homologut të tij amerikan, Donald Trump të përmbahet, në një kohë kur SHBA-të kanë vendosur një forcë të fortë ushtarake në Karaibe.
I pyetur nga një gazetar i CNN nëse kishte një mesazh që do të donte t’i dërgonte Trump, Maduro u përgjigj: “Po, paqe!”
Duke iu drejtuar popullit amerikan, presidenti venezuelian theksoi: “Mjaft me luftëra të pafundme. Mjaft me luftëra të padrejta. Mjaft me Libi. Mjaft me Afganistan.”
Ndërkohë, Pentagoni publikoi imazhe të aeroplanmbajtëses më të madhe dhe më të përparuar të Marinës Amerikane, USS Gerald Ford, e cila mbërriti në Karaibe të martën, duke rritur fuqinë ushtarake amerikane në rajon. Që nga gushti, SHBA-të kanë vendosur tetë anije luftarake, një nëndetëse me energji bërthamore dhe avionë luftarakë F-35 në Karaibe.
Presidenti venezuelian Nicolas Maduro, në pushtet që nga viti 2013, ka akuzuar praninë ushtarake amerikane në rajon se po përpiqet ta rrëzojë atë nga pushteti. Trump tha së fundmi se ditët e Maduros në pushtet ishin “të numëruara” dhe në tetor konfirmoi se kishte autorizuar CIA-n të kryente operacione të fshehta në Venezuelë.
Të enjten, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, njoftoi nisjen e Operacionit “Shtiza Jugore” që synon luftimin e trafikut të drogës në rajon.
Që nga fillimi i shtatorit, forcat amerikane kanë nisur sulme ajrore në Karaibe dhe Paqësor kundër anijeve që dyshohet se përdoren për trafik droge. Deri më sot, Uashingtoni ka marrë përgjegjësinë për 21 sulme që vranë 80 persona.
Top Channel