“Claudia” po godet Anglinë, stuhia se fortë shkakton dëme: Jemi keq, mos ejani këtu
Presidenti amerikan, Donald Trump shfrytëzoi rastin për t’u mburrur edhe me rezonancën magnetike (MRI) që ai bëri së fundmi.
Të premten në mbrëmje, ai u tha gazetarëve në një fluturim në Air Force One se një mjek e përgëzoi për rezonancën magnetike “e shkëlqyer”, por pa e ditur se për çfarë ishte testuar.
“Kam bërë një MRI”, tha Presidenti Trump për vizitën e tij të fundit në Qendrën Mjekësore Walter Reed, e cila shkaktoi debat të gjerë.
“Mjeku tha se ishte rezultati më i mirë që ai ka parë ndonjëherë si mjek… Rezultati ishte i shkëlqyer”, shtoi ai.
Kur u pyet nëse mjekët ia kishin ekzaminuar trurin, ai u përgjigj: “Nuk kam idenë se çfarë analizuan, por çfarëdo që analizuan, e analizuan mirë dhe thanë se pata rezultatin më të mirë që kanë parë ndonjëherë.”
Fjalët e presidentit shkaktuan reagime të menjëhershme nga kritikët e presidentit në mediat sociale, me shumë komentues sarkazëm. “Ne jetojmë në Idiokraci”, shkroi gazetari Mehdi Hassan në X, duke iu referuar filmit satirik të vitit 2006 me të njëjtin emër.
Në një postim tjetër, ai argumentoi se deklaratat e presidentit duhet t’i nxisin anëtarët e kabinetit të marrin në konsideratë përdorimin e Amendamentit të 25-të për ta shkarkuar atë nga detyra.
“Nuk ka asgjë për të cilën Trump nuk do të mburret”, komentoi gazetari James Surowesky në një postim në X, ndërsa përdorues të tjerë postuan imazhe satirike që përshkruanin skanimin “spektakolar” të MRI-së së presidentit.
Top Channel