Sulm me raketa në Damask, raportohet për viktima dhe të plagosur

15/11/2025 08:17

Tre raketa thuhet se goditën një lagje në Damask mbrëmjen e kaluar, teksa raportohet për të vdekur dhe të plagosur.

Konkretisht, sipas mediave siriane, një nga raketat goditi një ndërtesë apartamentesh në lagjen Al-Mazeh, me dëshmitarë që raportojnë një shpërthim të fuqishëm nga një apartament në katin e parë.

Informacione të pakonfirmuara tregojnë se ky ishte një sulm ajror izraelit.

Sipas Jerusalem Post, një grua u plagos nga sulmi, ndërsa pati raportime se u dëgjua një tjetër shpërthim.

Sipas mediave vendase, forcat e sigurisë dhe ambulancat kanë nxituar në zonë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta