Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë
Dyshohet se presidenti rus, Vladimir Putin, përdor të paktën tri zyra të ndryshme në tre vende të largëta për të regjistruar dhe transmetuar fjalimet e tij drejtuar kombit.
Qëllimi është të fshehë vendndodhjen e tij ose të paktën ta kamuflojë për arsye sigurie.
Zbulimi vjen nga Systema, një njësi hetimore ruse, e cila analizoi dhe krahasoi rreth 700 video të takimeve, tubimeve dhe fjalimeve të presidentit. Nga kjo analizë u vunë re ndryshime të vogla, por domethënëse, në ambientet e përdorura.
Mjediset riprodhojnë me besnikëri zyrën presidenciale në Novo-Ogaryovo, pranë Moskës, si dhe dy vendet e tjera: Soçi, në bregdetin e Detit të Zi, dhe Valdai, në gjysmë të rrugës midis Moskës dhe Shën Petersburgut. Analiza e detajeve, si dyert dhe elementët e tjerë të zyrave, ndihmoi në identifikimin e këtyre ndryshimeve.
Top Channel