Tragjedi në Romë/ 27-vjeçari vdes pasi shtyhet nga ballkoni, në pranga i riu italo-shqiptar
Adolf Hitleri ka shumë gjasa të ketë vuajtur nga Sindroma Kallmann, një çrregullim i rrallë gjenetik që ndikon në zhvillimin seksual dhe pubertetin, sipas studiuesve që analizuan gjakun e diktatorit nazist.
Sipas Klinikës Cleveland, kjo sindromë mund të “ndërpresë proceset që nxisin pubertetin”, duke shkaktuar simptoma si testikuj të pazbritur dhe mikropenis. Studiuesit theksojnë se gjetjet hedhin poshtë edhe pretendimet se Hitleri kishte origjinë hebreje.
Këngët satirike të Luftës së Dytë Botërore shpesh tallnin anatomisë së Hitlerit, por deri tani nuk ekzistonte provë shkencore. Analizat e reja, të kryera nga një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh dhe historianësh, duket se konfirmojnë dyshimet e hershme mbi zhvillimin e tij seksual.
Historiani Alex Kay, nga Universiteti i Potsdamit, u shpreh: “Askush nuk ka mundur të shpjegojë pse Hitleri ishte kaq i parehatshëm me gratë gjatë gjithë jetës së tij, apo pse ka shumë gjasa të mos ketë pasur marrëdhënie intime. Nëse vërtet kishte Sindromën Kallmann, kjo mund të jetë përgjigjja që kërkonim.”
Rezultatet e studimit do të prezantohen në dokumentarin e ri “Hitler’s DNA: Blueprint of a Dictator”, që transmetohet këtë të shtunë. Sipas shtëpisë prodhuese Blink Films, testet treguan se Hitleri kishte rezultat “shumë të lartë” për prirje drejt: autizmit, skizofrenisë, çrregullimit bipolar.
Studiuesit theksuan se edhe nëse Hitleri ka pasur këto çrregullime, ato nuk shpjegojnë dhe as justifikojnë politikat e tij të luftës dhe racizmit. Në Luftën e Dytë Botërore u vranë mbi 50 milionë njerëz, mes tyre 6 milionë hebrenj të vrarë sistematikisht nga nazistët.
Genetistja Turi King tha se ironikisht, Hitleri do të kishte qenë ndër njerëzit që vetë nazistët do t’i dërgonin në dhomat e gazit.
“Politikat e Hitlerit bazoheshin tërësisht te eugjenika. Nëse ai do të mund të shihte ADN-në e vet, me shumë gjasa do ta kishte dënuar edhe veten”, u shpreh King.
Top Channel