“I forti i Lushnjës” kërkon ulje dënimi, Gjykata e Lartë jep vendimin për Aldo Baren
Një skenë e pazakontë e regjistruar nga kamerat e sigurisë në Virxhinia të SHBA-së ka bërë xhiron e rrjetit, pasi tregon një grup hajdutësh që zbresin njëri pas tjetrit nga e njëjta makinë, duke habitur edhe vetë hetuesit.
Në fillim duken katër persona të maskuar që dalin nga një Hyundai Sonata gri. Por pas tyre shfaqen edhe të tjerë dhe madje dy prej tyre dalin nga bagazhi. Në total, nëntë persona ishin ngjeshur në automjet para se të niseshin për të kryer vjedhjen.
Ngjarja ka ndodhur më 15 tetor dhe policia e qarkut Fauquier ka publikuar videon për të kërkuar informacion që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarve.
Sipas autoriteteve, grupi dyshohet se kishte në shënjestër një qendër tregtare, por ende nuk dihet çfarë kanë arritur të grabisin.
BREAKING | Burglars Spill Out of Car 🔎
Police are searching for nine masked burglars seen spilling out of a Hyundai in Warrenton, VA. Download Citizen to #ProtectTheWorld. pic.twitter.com/Tk6bjBkz9s— Citizen (@CitizenApp) November 13, 2025
Top Channel