“I forti i Lushnjës” kërkon ulje dënimi, Gjykata e Lartë jep vendimin për Aldo Baren
Mbi 500 mijë nxënës në Korenë e Jugut iu nënshtruan të enjten provimit më të rëndësishëm në vend, testit të pranimit në universitet, një provim që mund të përcaktojë të ardhmen e tyre në një shoqëri tepër konkurruese.
Autoritetet koreane morën masa të jashtëzakonshme për të garantuar qetësinë dhe mbarëvajtjen e procesit: të gjitha fluturimet në vend u pezulluan për 35 minuta, nga ora 13:05 deri në 13:40, në kohën kur zhvillohej pjesa e dëgjimit të anglishtes. Vendimi preku rreth 140 fluturime, përfshirë 65 ndërkombëtare, ndërsa avionët u detyruan të qëndronin në ajër në pritje, për shkak të kufizimeve nën 3,000 metra lartësi.
Edhe tregjet financiare dhe shumë institucione hapën dyert një orë më vonë për t’i dhënë kohë kandidatëve të mbërrinin në qendrat e provimeve, të shpërndara në shkolla e universitete në gjithë vendin.
Këtë vit u regjistruan 554,174 kandidatë, numri më i lartë në shtatë vitet e fundit dhe 6% më shumë se vitin e kaluar. Shumica e tyre i përkasin brezit të lindur në vitin 2007 — një vit me rritje të ndjeshme lindjesh, pasi konsiderohej periudhë me fat për të pasur fëmijë.
Provimi, i cili zgjat plot nëntë orë, shihet si një nga momentet më vendimtare për të rinjtë koreanë.
“Ky test ka qenë objektiv për gati 20 vite dhe një fillim i ri për vajzën time,” tha Yeseon Kim, e cila priste jashtë një qendre provimi.
Korea e Jugut po përballet ndërkohë me plakjen më të shpejtë të popullsisë në botë, edhe pse norma e lindshmërisë u rrit pak në 0.75 në vitin 2024 — ende një nga më të ulëtat globalisht.
Top Channel