Tragjedi në Romë/ 27-vjeçari vdes pasi shtyhet nga ballkoni, në pranga i riu italo-shqiptar Një deklaratë e kryeministres së se Japoneze tregoi brishtësinë e marrëdhënieve Japoni-Kinë.
Kjo e fundit thirri ambasadorin japonez në takimurgjent, pasi javën e kaluar, kryeministrja e re japoneze, Sanae Takaichi, i tha parlamentit se në rast sulmesh të armatosura ndaj Tajvanit, Japonia mund të justifikohet me dërgimin e trupave për të mbështetur ishullin.
Nëse një emergjencë në Tajvan përfshin “anije luftarake dhe përdorimin e forcës, atëherë kjo mund të përbëjë një situatë që kërcënon mbijetesën e Japonisë”, tha ajo.
Pekini këmbëngul se Tajvani është pjesë e territorit të tij dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për të marrë kontrollin e ishullit vetëqeverisës.
Përmes reagimeve publike Kina i bëri të qartë Japonisë se “Nëse guxon të ndërhyjë në kauzën e bashkimit të Kinës në çfarëdo forme, do të marrë një kundërpërgjigje të fuqishme”.
Kina kërkoi më tej që pala japoneze të korrigjojë menjëherë deklaratën, por kryeministrja Takaichi këmbënguli se ajo ishte në përputhje me qëndrimin e mëparshëm të Tokios.
Japonia thotë se qëndrimet e saj janë në përputhje me Komunikatën e Përbashkët Japoni-Kinë të vitit 1972”.
Komunikata e vitit 1972 normalizoi marrëdhëniet dypalëshe, me Japoninë që pranoi politikën “Një Kinë”, të njohur nga shumë vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara.
Top Channel