Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brest të Francës, ku burrë e grua me origjinë shqiptare janë gjetur të pajetë në banesë.

Gruaja 30 vjeçe dhe burri 36 vjeç u gjetën nga policia mbrëmjen e së enjtes në apartamentin e tyre.

Një fqinj dha alarmin pasi dëgjoi dy krisma arme. Gruaja u gjet në banjë, ndërsa burri në një dhomë pranë një pushke.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se ka qenë burri që ka vrarë gruan, dhe më pas ka vrarë vetem.

Çifti kishte dy fëmijë, njëri 8-vjeç që u gjend i mbyllur në shtëpi pas krismave dhe tjetri 3-vjeç, që ishte në kopsht gjatë tragjedisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta