“Transferuan miliona euro në Shqipëri”/ Berisha: DASH shpalli organizatë terroriste dhe sanksionoi vëllezërit Hysa
Ky është dokumenti fletëthirrjes për ish kryeministrin Sali Berisha që mban datën 7 nëntor 2025 me firmën e prokurorit të SPAK Alfred Shehu.
Kryetari i PD të enjten deklaroi se nuk është njoftuar për fletëthirrjen e SPAK për tu marrë në pyetje për katër vrasjet në bulevard më 21 Janar.
Këtë të premte, burime nga Kuvendi i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se është praktikë sa herë që SPAK apo institucione të tjera dërgojnë kërkesa për deputetë të caktuar, ato i çohen grupeve parlamentare përkatëse.
Në rastin e z.Berisha, kërkesa e mbërritur nga SPAK nuk është pranuar të merret nga grupi parlamentari i Partisë Demokratike.
Në të tilla kushte, thonë të njëjta burime nga kuvendi, është praktikë punë kthimi i përgjigjes institucionit kërkues, në rastin konkret SPAK.
Kuvendi përmes një shkrese ka njoftuar prokurorinë e Posaçme për mospranimin e fletë-thirrjes në adresë të deputeti Sali Berisha, nga grupi parlamentar i PD.
Top Channel