VIDEO/ Kaos në një fluturim nga Ukraina në Angli, pasagjeri i dehur refuzon të rrijë në vendin e tij gjatë uljes së avionit, sulmon edhe punonjësit e sigurisë

13/11/2025 18:42

Një pasagjer i dehur refuzoi të rrinte në sediljen e tij gjatë uljes së një avioni, duke e detyruar pilotin të bënte disa xhiro rreth Aeroportit të Bristolit.

Në momentin që policia i fut në avion për ta larguar, ai filloi të sulmonte edhe oficerët. Ngjarja ndodhi në një fluturim nga Krakovi për në Bristol më 11 nëntor 2025. Videoja e filmuar nga pasagjeri tjetër  tregon burrin duke sharë, duke debatuar me ekuipazhin e dhe duke u përleshur me stafin e sigurisë që u përpoqën ta ndalonin, sipas Daily Mail.

Madje në një moment, ai kthehet nga pasagjeri që e filmon dhe i tregon gishtin e mesëm. Debati u përshkallëzua kur burri filloi t’i quante personelin e sigurisë “llum” ndërsa ishte i prangosur.

Pasagjerët i thanë të qetësohej sepse kishte fëmijë në fluturim. Ndërsa aeroplani po i afrohej uljes, ai refuzoi t’u bindej urdhrave të përsëritura për t’u ulur, duke e detyruar pilotin të braktiste afrimin në aeroport.

“Burri bëri zhurmë gjatë gjithë fluturimit”, tha Kacper Bujak, pasagjeri që filmoi të gjithë incidentin.

“Sapo mbaroi pijen, ai filloi të bënte një rrëmujë”, shtoi ai.

Videoja përfundon ndërsa pasagjerët zbresin, por Bujak tha se policisë i është dashur më shumë se një orë për ta larguar burrin, duke vonuar nisjen e planifikuar të aeroplanit për në Krakovë.

“Ekuipazhi i fluturimit nga Krakovi për në Bristol thirri policinë për ndihmë pas sjelljes së papërshtatshme të një pasagjeri. Policia po priste mbërritjen e avionit në Bristol dhe largoi pasagjerin. Ryanair ka një politikë zero tolerance ndaj sjelljes së papërshtatshme nga pasagjerët dhe do të vazhdojë të ndërmarrë veprime për të siguruar që të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi të udhëtojnë në një mjedis respektues dhe pa stres”, tha një zëdhënës i kompanisë së aviacionit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta