Buxheti i 2026, Autoriteti i Dosjeve ankohet te ‘Ligjet’: Na duhen 12.6 mln lekë, nuk kemi pse të jemi ca të nënës dhe ca të njerkës

13/11/2025 11:17

Në mbledhjen e radhës së komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, po diskutohet projektligji për buxhetin e viti 2026.

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) kërkon 12.6 mln lekë shtesë, ndërsa drejtuesja Gentiana Sula u shpreh se problem  është dhe transporti i tyre, pasi ndodh shpesh herë që lëvizin në terren.

Ndër të tjera ajo tha se ‘nuk ka pse të jemi ca të nënës dhe ca të njerkës’.

Pjesë nga diskutimet:

Drejtuesja e AIDSSH-së, Gentiana Sula: Duhen 12.6 mln lekë, mendoj se nuk janë shifra të mëdha. Ne harxhojmë pasi mbajmë dhe arkivin me kushte optimale. Në krahasim me vitin 2025, shpenzimet janë rritur me mbi 11%. Në lidhje me pagat e anëtarëve, kur u bë ligji për pagat për funksionarët e lartë u ndryshua koeficienti, pati një zbritje. Paga minimale nuk ka rënë, koeficienti ra.

Ne na është prishur dhe hierarkia e pagave. Ne marrim më pak se 4-5 persona tek sekretariati. Atyre u paguhet vjetërsia. Kjo është jo kushtetuese madje.

Manja: Duhet të rregullojmë hierarkinë e pagave, institucioni ka kokë, pastaj degë të tjera.

Drejtuesja e AIDSSH-së, Gentiana Sula: I njëjti problem është dhe me transportin. As unë dhe as anëtarët nuk marrim benefite, ne dalim në terren gjithandej, e kemi bërë kërkesës, nuk kemi pse të jemi ca të nënës e ca të njerkës. Ne e kemi bërë kërkesën.

Manja: Në momentin që do rishikohet ligji i pagave, do të rregullohet kjo gjë. Keni kërkuar 12.6 mln lekë, të ndarë në E- akte, E-education dhe E-cupola, për këto tre punë kërlomni shtesë në buxhet?

 

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë