“21 Janari”, a do të paraqitet nesër në SPAK? Përgjigjet Berisha: Shkoj, por kam vetëm një kusht… Në mbledhjen e radhës së komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, po diskutohet projektligji për buxhetin e viti 2026.
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) kërkon 12.6 mln lekë shtesë, ndërsa drejtuesja Gentiana Sula u shpreh se problem është dhe transporti i tyre, pasi ndodh shpesh herë që lëvizin në terren.
Ndër të tjera ajo tha se ‘nuk ka pse të jemi ca të nënës dhe ca të njerkës’.
Pjesë nga diskutimet:
Drejtuesja e AIDSSH-së, Gentiana Sula: Duhen 12.6 mln lekë, mendoj se nuk janë shifra të mëdha. Ne harxhojmë pasi mbajmë dhe arkivin me kushte optimale. Në krahasim me vitin 2025, shpenzimet janë rritur me mbi 11%. Në lidhje me pagat e anëtarëve, kur u bë ligji për pagat për funksionarët e lartë u ndryshua koeficienti, pati një zbritje. Paga minimale nuk ka rënë, koeficienti ra.
Ne na është prishur dhe hierarkia e pagave. Ne marrim më pak se 4-5 persona tek sekretariati. Atyre u paguhet vjetërsia. Kjo është jo kushtetuese madje.
Manja: Duhet të rregullojmë hierarkinë e pagave, institucioni ka kokë, pastaj degë të tjera.
Drejtuesja e AIDSSH-së, Gentiana Sula: I njëjti problem është dhe me transportin. As unë dhe as anëtarët nuk marrim benefite, ne dalim në terren gjithandej, e kemi bërë kërkesës, nuk kemi pse të jemi ca të nënës e ca të njerkës. Ne e kemi bërë kërkesën.
Manja: Në momentin që do rishikohet ligji i pagave, do të rregullohet kjo gjë. Keni kërkuar 12.6 mln lekë, të ndarë në E- akte, E-education dhe E-cupola, për këto tre punë kërlomni shtesë në buxhet?
Top Channel