VIDEO/ Kaos në një fluturim nga Ukraina në Angli, pasagjeri i dehur refuzon të rrijë në vendin e tij gjatë uljes së avionit, sulmon edhe punonjësit e sigurisë
Një ngjarje e rëndë është shënuar në një qytet të vogël në Oklahoma të SHBA-së, pasi rrjedhjes së amoniakut në atmosferë nga një kamion cisternë i parkuar në parkingun e një hoteli, duke detyruar qindra banorë të evakuohen nga shtëpitë e tyre dhe duke dërguar dhjetëra njerëz në spital.
Banorët e zonës patën probleme me frymëmarrjen, thanë zyrtarët e qytetit të Weatherford në një konferencë për shtyp. Shumica e pacientëve u dërguan në një spital lokal, por disa, përfshirë katër në gjendje kritike, u transferuan në spitale të tjera për trajtim të specializuar.
Të paktën 500 deri në 600 persona janë strehuar në vende të tjera për të shmangur gazin toksik.
Disa azile pleqsh u evakuuan dhe shkollat në zonë u mbyllën sipas Associated Press .
Shoferi i kamionit, i cili ishte në parking, bëri një ndalesë në qytet për të pushuar përpara se të vazhdonte udhëtimin e tij, tha shefi i policisë, duke shtuar se pastrimi i derdhjes mund të zgjasë disa ditë.
Aktualisht, shkaku i rrjedhjes duket të jetë një defekt mekanik në një valvul ose një guarnicion i dëmtuar.
Kompania e shpërndarjes së gazit industrial Airgas, e cila zotëron cisternën, tha në një deklaratë se po bashkëpunon me autoritetet lokale për të pastruar rrjedhjen kimike.
“Amoniaku kërkon trajtim dhe menaxhim të kujdesshëm”, tha kompania me seli në Radnor të Pensilvanisë, duke u bërë thirrje banorëve të Weatherford të ndjekin udhëzimet e autoriteteve, që u kanë kërkuar të mos dalin nga shtëpitë.
Weatherford ka rreth 12,000 banorë dhe ndodhet rreth 70 milje në perëndim të Oklahoma City.
Top Channel