VIDEO/ Kaos në një fluturim nga Ukraina në Angli, pasagjeri i dehur refuzon të rrijë në vendin e tij gjatë uljes së avionit, sulmon edhe punonjësit e sigurisë
Shtetet e Bashkuara po i mbarojnë opsionet për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, pas sulmit të Kremlinit ndaj gjigantëve të mëdhenj të naftës, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio.
“Nuk ka mbetur shumë për ne për të vendosur sa i përket sanksioneve nga ana jonë”, tha Rubio dje përpara një takimi të ministrave të jashtëm të G7.
SHBA-të vendosën sanksione ndaj Rosneft dhe Lukoil dhe degëve të tyre në tetor në një përpjekje për të ulur të ardhurat e Rusisë nga nafta, të cilat janë burimi kryesor i financimit për luftën në Ukrainë. Qëllimi ishte të shtyhej Moska në tryezën e negociatave për t’i dhënë fund luftës.
Sanksionet do të hyjnë në fuqi të plotë më 21 nëntor, por disa vende tashmë po shqyrtojnë kërkesën për përjashtime. Hungaria tashmë ka marrë një zgjatje njëvjeçare nga SHBA-ja, kujton Politico.
Lidhur me flotën ruse në hije, cisternat që transportojnë ilegalisht naftën ruse, Rubio tha se “ka gjëra që evropianët mund të bëjnë në lidhje me flotën në hije, pasi shumë nga këto po ndodhin në zona shumë më afër tyre”.
BE-ja ka vendosur 19 paketa sanksionesh kundër Rusisë, duke synuar gazin natyror të lëngshëm të Rusisë, bankat, tregtimin e kriptomonedhave dhe flotën në hije.
Top Channel