Do rrëmbenin trafikantin shqiptar, ndërhyn Interpol, arreston në Gjermani katër pengmarrësit e stërvitur ushtarakisht
Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Edona Bilali, ka komunikuar me tone të ashpra së bashku me deputetin socialist Erion Braçe.
Gjatë leximit të raportit në Komisionin e Ekonomisë, aty ku po diskutohet projekt-buxheti 2026, asaj iu kërkua të tregojë shifra.
Milva Ekonomi: Ne duhet ta përdorim kohën me ekonomicitet.
Edona Bilali: Unë jam e gatshme ta ekonomizojmë edhe më shumë kohën.
Milva Ekonomi: Mund ta përmblidhni diskutimin tuaj, që t’i japim mundësi pyetjes.
Edona Bilali: Nuk po përmendim projekte të tjera…
Erion Braçe: Mund t’i përmendësh të gjitha, por pa fjalë të tepërta.
Edona Bilali: Do përpiqemi të mos e teprojmë, shumë faleminderit për këtë shënim. Patjetër që do të përpiqemi, ju falenderojmë për mundësinë .
Erion Braçe: Lëre aman të keqen, që e vlerëson shumë.
Edona Bilali: Na trembët deputet, na trembët. Qetësohuni.
Top Channel