“Investoni në projekte që të keni përfitime”/ Si “fallxhorja” mashtronte qytetarët në Australi, përfitoi 46 mln dollarë nga parashikimet e rreme

13/11/2025 10:58

Policia australiane ka arrestuar një nënë dhe vajzën e saj, të cilat akuzohen për një mashtrim financiar nga komuniteti vietnamez në Australi, duke i mashtruar ata për një shumë prej 46 milionë dollarësh australianë.

Të dyshuarat janë një pjesë e një sindikate të sofistikuar kriminale që operon në pastrim parash dhe mashtrime financiare.

Arrestimi i dyshes u bë në Sydney, në një rezidencë të luksit në Dover Heights. Policia sekuestroi pasuri të shumta gjatë arrestimeve, përfshirë një shufër ari 40 gramëshe, çanta luksoze, dhe dokumente financiare që lidhin dyshen me aktivitetet e paligjshme. Hetimet janë zgjeruar, me sekuestrimin e aseteve të tjera që arrijnë deri në 60 milionë dollarë australianë.

Sipas hetimeve, nëna, e cila ishte një fallxhore dhe mjeshtër i feng shui-t, përdorte ndikimin e saj në komunitetin vietnamez për të bindur viktimat të merrnin kredi, duke premtuar se ata do të bëheshin miliarderë në të ardhmen.

Dyshimet janë se viktimat, shpesh njerëz të papërgatitur financiarisht, u futën në borxhe për të investuar në projekte të pasigurta, me shpresën se do të merrnin ndihmën e një “miliarderi” që kishte parashikuar fallxhorja.

Ky rast ka zënë përmasa të mëdha, pasi operacioni “Strike Force Myddleton” ka zbuluar një sindikatë të përfshirë në mashtrime të gjera me kredi për makina luksoze dhe pastrimin e parave. Hetuesit besojnë se grupi përdorte identitete të vjedhura për të marrë kredi për makina që nuk ekzistonin, dhe për të blerë prona të shtrenjta në Sydney.

Policia pret arrestime të tjera, duke përfshirë profesionistë të ndryshëm si avokatë, kontabilistë dhe zhvillues të pasurive.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta