Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe mbante në banesë një pistoletë, vihet në pranga 49-vjeçari në Lezhë

12/11/2025 13:13

Një 49-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi dyshohet se ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, teksa gjatë kontrollit në banesë iu gjet edhe një pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas njoftimit për një rast dhune në familje, organizuan punën për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës dhe kapjen e autorit.

Në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, u kap dhe u arrestua në flagrancë i dyshuari për rastin, shtetasi M. N., 49 vjeç, banues në Lezhë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet një armë pistoletë zhurmuese, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta