Si filloi obsesioni i tij me mishin njerëzor? Zbulime të tmerrshme nga “Vampiri i Parisit” që hante të vdekurit
Një akuzë e re ka ndezur debatet në SHBA. Studiuesi mjedisor Dane Wigington pretendon se ushtria amerikane po zhvillon një operacion sekret global që përfshin spërkatjen e miliona tonëve grimcash toksike në atmosferë me qëllim kontrollin e klimës.
Sipas Wigington, programi i quajtur “geoengineering” ka synuar të bllokojë diellin dhe të ngadalësojë ngrohjen globale. Por, ai thotë se pasojat kanë qenë katastrofike:
“Këto programe po shkatërrojnë sistemet jetike të planetit,” deklaroi ai në një intervistë për Tucker Carlson.
Ai pretendon se avionë ushtarakë dhe civilë të modifikuar po shpërndajnë çdo vit mes 40 dhe 60 milionë tonë nanopartikula toksike si alumin, barium, mangan, grafen dhe polimere të ndryshme.
Sipas Wigington, testet laboratorike të shiut dhe dëshmitë e disa “sinjalizuesve” tregojnë praninë e metaleve të rënda që, sipas tij, lidhen me spërkatjet nga ajri. Ai përmend edhe një raport të Senatit amerikan nga viti 1978 mbi “modifikimin e motit”, që sipas tij dëshmon se programe të tilla janë zhvilluar prej dekadash.
Në faqen e tij Geoengineering Watch, ai publikoi rezultate testimesh nga mali Shasta në Kaliforni, ku pretendon se janë gjetur nivele të larta alumini dhe bariumi, shumëfish mbi kufijtë natyralë.
Autoritetet amerikane dhe shumica e komunitetit shkencor e mohojnë kategorikisht ekzistencën e një programi të tillë. Një studim i vitit 2016 me 77 shkencëtarë atmosferikë tregoi se 98.7% e tyre nuk kanë gjetur asnjë provë për “spërkatje të fshehtë masive” në atmosferë.
Shkencëtarët sqarojnë se “vijat” që shihen në qiell janë kontrails (avuj uji të ngrirë nga motorët e avionëve që formohen në lartësi të mëdha), jo kimikate.
Pavarësisht mohimeve, Wigington dhe përkrahësit e tij insistojnë se programet e “kontrollit të motit” janë reale dhe po dëmtojnë seriozisht ekosistemin global.
Madje edhe figura publike si Robert F. Kennedy Jr., aktualisht Sekretar i Shëndetësisë në SHBA, kanë kërkuar hetime mbi këtë çështje.
“Ato materiale futen në karburantin e avionëve. Do të bëj gjithçka që të zbulojmë kush qëndron pas kësaj,” tha Kennedy në muajin prill.
Ndërsa komuniteti shkencor e cilëson teorinë e “chemtrails” si mit modern, deklaratat e reja të Wigington kanë rikthyer në qendër të vëmendjes frikën për manipulimin e klimës, një temë që vazhdon të ndajë publikun mes dyshimit dhe besimit.
Top Channel