“Posti juaj duhet të zgjidhet nga qytetarët”, Musk kundër Von der Leyen: Demokracia është themeli i lirisë 12/11 21:35
Donald Trump ka komentuar mbi emailet e Jeffrey Epstein, të cilat sipas demokratëve e përfshijnë presidentin amerikan në një nga dosjet më të përfolura në media.
Disa orë pasi ato u publikuan nga Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve.
Në një postim në Truth Social, ai pretendon se çështja e Jeffrey Epstein “është një mashtrim” dhe një “kurth” i ngritur nga Demokratët.
Ai komenton se “vetëm një republikan shumë i keq ose budalla do të binte në këtë kurth”.
“Nuk duhet të ketë shpërqendrime ndaj Epstein ose ndonjë gjëje tjetër. Republikanët e përfshirë duhet të përqendrohen vetëm në hapjen e vendit tonë dhe riparimin e dëmit të madh që shkaktuan Demokratët!”, shkroi presidenti.

Top Channel