Vendosi bomba pranë selive të Komitetit Kombëtar Republikan një natë para trazirave të 6 janarit, FBI-ja arreston pas gati 5 vitesh autorin
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, në jug të Perusë, ku një autobus pasagjerësh ra në një greminë në zonën e Arekipës, duke i marrë jetën të paktën 37 personave dhe duke plagosur disa të tjerë.
Sipas zyrtarit rajonal të shëndetësisë, Walther Oporto, 36 persona kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa një tjetër ka vdekur në spital si pasojë e plagëve. Ai bëri të ditur për mediat lokale se autobusi ishte përplasur fillimisht me një furgon, përpara se të dilte nga rruga dhe të përfundonte në greminë.
Autoritetet rajonale të Arekipës njoftuan në rrjetet sociale se 26 persona janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa 3 prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Ekipet e shpëtimit vijojnë punën për nxjerrjen e trupave dhe të mbijetuarve. Ndërsa autoritetet ende po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Top Channel