Ukraina në krizë për ushtarë, kryebashkiaku i Kievit, Vladimir Klitschko: Të ulet mosha e rekrutimit në 22 vjeç Një forcë sulmuese e marinës amerikane, e përqendruar rreth luftatnijes më të madhe në botë, USS Gerald R Ford, ka mbërritur në Karaibe.
Mbërritja e grupit të sulmit në rajon, e urdhëruar nga Presidenti Donald Trump, vjen në mesin e goditjeve të vazhduara që SHBA i ka dhënë anijeve të dyshuara se transportojnë drogë, dhe tensioneve në rritje me Venezuelën. Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë deri më tani 19 sulme kundër anijeve në Karaibe dhe në Paqësorin lindor, duke vrarë të paktën 76 vetë.
Presidenti Nicolas Maduro dhe zyrtarë të tjerë venezuelianë kanë akuzuar SHBA-në për “fabrikim” të një krize dhe për përpjekje për të rrëzuar qeverinë autoritare të majtë të vendit. Mes njoftimeve se USS Gerald R Ford, e konsideruar si aeroplanmbajtësja më e re dhe më e madhe në botë, ka hyrë tashmë në zonën e përgjegjësisë së Komandës Jugore të SHBA-së, e cila mbulon Amerikën Latine dhe Karaibet, regjimi i Maduros lajmëroi dislokimin e një force masive tokësore, detare, ajrore, dhe raketore, si dhe milicisë civile, për t’iu kundërvënë pranisë detare amerikane në brigjet e Venezuelës.
Luftanije amerikane bashkohet me anije të tjera luftarake, si edhe një nëndetëse me energji bërthamore dhe një avion të bazuar në Porto Riko, duke formuar praninë më të madhe ushtarake amerikane në rajon në dekada – e konsideruar si më e madhja që nga pushtimi i Panamasë në vitin 1989. Trump është përpjekur të justifikojë forcimin masiv ushtarak si pjesë të “luftës së tij kundër drogës”, duke shënjestruar trafikantët që dyshohet se kontrabandojnë narkotikë përmes ujërave të Karaibeve dhe Paqësorit.
Top Channel