“Përse opozita hesht përballë puçit të Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë dhe vjedhjen e votave për Gjykatësit Kushtetues!”

12/11/2025 13:59

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka kritikuar sot heshtjen e opozitës përballë manipulimit të procesit të votimit në Gjykatën e Lartë për një vend në Gjykatën Kushtetuese.

Duke iu referuar raportimit të Top Channel ku u hodh dritë me fakte se si kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi e “pilotoi” Asim Vokshin për në Kushtetuese, Petrit Vasili thotë se vjedhja e dhunshme e votës që ndodhi në Gjykatën e Lartë ishte më keq edhe se vjedhja e votave në 11 Maj.

Statusi i Vasilit:

Nje skandal me dimensionet e plota te puçit shteteror eshte konsumuar gjate procesit te zgjedhjeve per gjykatesit kushtetues si dhe rotacionin e manipuluar, te paligjshem dhe antikushtetues ne Gjykaten Kushtetuese, qe ju kundervu hapur Komisionit te Venecias dhe vete vendimeve intepretuese te Gjykates Kushtetuese.

Por eshte e “çuditshme” dhe e pakuptueshme heshtja dhe sjellja flegmatike e opozites perballe fakteve tronditese, qe media ka zbardhur lidhur me manipulimin e ketij procesi qe ka perfshire gjykatat me te rendesishme te vendit.

Vjedhja e dhunshme votes ne votimin ne Gjykaten e Larte per Gjyqtar Kushtetues ishte me keq se vjedhjet e votes se 11 majit.

KED-i qe ben çdo shkelje te mundshme jo vetem proceduriale, por edhe vendime ne konflikt interesi e klienteliste duke i dhene vetes atribute qe as ligji dhe as kushtetuta nuk ja ka dhene kane provuar katerciperisht kapjen korporatiste te saj.

Puçi me interpretimin mafioz te rrotacionit i orkestruar nga Sadushi dhe Begaj dhe i konkluduar ne Gjykate Kushtetuese shenoi precedentin me te rrezikshem dhe trondites, qe rrenoi plotesisht autoritetin e Gj.Kushtetuese.

Ky puç shenoi veprime njeri me skandaloz se tjetri, te gjitha ne driten e diellit duke ligjeruar standartin me te rrezikshem te antiligjit dhe antikushtetutshmerise te padegjuar te pa guxuar kurre me pare dhe nga askush.

Perpara kesaj situate opozita eshte dhe mbetet i vetmi faktor politik qe ka detyrimin por edhe te gjithe te drejten qe te jete ne vije te pare te denoncimit te kesaj situate ekstremalisht te rende.

Ligjerimi i manipulimit, rrembimit te institucioneve te drejtesise dhe kapjes se tyre eshte atentat ndaj shtetit ligjor dhe kercenim madhor per vete opoziten, qe eshte target i drejtesise rilindase.

Opozita duhet ta ktheje ne kauze denoncimin e kesaj situate kaq flagrante.

Asnje justifikim nuk mund te kete per opoziten qe te shpjegoje heshtjen, mos reagimin dhe qendrime te flegmatike dhe te dyzuara.

Ne mos sot neser keto manipulime dhe veprime mafioze do ti nenshtrohen gjykimit dhe ndeshkimit, por nese sot opozita hesht me cfare morali do te kerkoje neser denimin e ketyre aferave?

Opozita nuk ka asnje minute kohe per te humbur me hezitime e kalkulime shterpe por duhet te veproje ndaj kesaj situate, per te fituar besimin e qytetareve por edhe per te zhbere tezen e rilindjes se te gjithe njelloj jemi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta