Mbeti viktimë e atentatit në Rinas, gazetarja Hoxha zbulon detaje të reja: Autorët e pritën Gilmando Danin 8 minuta në parking

12/11/2025 13:40

Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur detaje të reja nga atentati i ndodhur një ditë më parë në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani.

Duke folur për “Breaking” me Fiori Dardha në Top News, gazetarja tha se autoritetet e policisë janë rikthyer sot në vendngjarje për të vazhduar hetimet, teksa shton se makina Toyota që u gjet e djegur pas ngjarje, kishte targa të vjedhura në Greqi.

Sipas Hoxhës, autorët kanë pritur 8 minuta në parking dhe më pas kanë bërë pritë dhe e kanë qëlluar me kallashnikov, ndërsa njëri prej autorëve ka qëlluar me pistoletë.

Nga informacionet e gazetares, autorët e dyshuar nuk kanë pasur informator.

“Gilmando Dani tentoi të niste jetën e tij të re, pasi mbylli hesapet me drejtësinë shqiptare, në Tiranë. Nga kamerat e sigurisë u vu në dukje se ishte një atentat mjaft i organizuar dhe i sofistikuar. Në kamera u panë 3 persona por është mjaft e sigurt që nuk janë vetëm tre por më shumë.  Nga mënyra si është organizuar atentati do të jetë e vështirë të dalin në një përfundim ose zbardhjen e plotë në një kohë të shkurtër”, tha gazetarja.

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë