Lufta në Rusi/ Mbi 200 kenianë në radhët e rusëve, reagon ambasada e Kenias në Moskë: 18 mijë dollarë për kostot e vizitave Vendet europiane po përgatiten për një konflikt të mundshëm ushtarak me Rusinë, ndaj Serbia duhet të forcojë ushtrinë e saj, deklaroi Aleksandar Vuçiç.
Ndërkohë ai komentoi deklaratën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Franceze, Fabien Mandon, i cili pohoi nga ana e tij se ushtria franceze duhet të jetë gati për një përballje me Rusinë brenda tre deri në katër vjetësh.
“Ndërsa analizoj faktet, arrij në përfundimin se një luftë midis Europës dhe Rusisë po bëhet gjithnjë e më e dukshme. Këto nuk janë fjalë boshe, të gjithë po përgatiten për të”, u shpreh Vuçiç.
Serbia, sipas tij, gjendet në një pozicion të vështirë mes objektivave kontradiktore të ndjekura nga vendet perëndimore dhe Rusia. Kreu i shtetit serb insistoi se vend i vet duhet të vazhdojë të forcojë forcat e armatosura për vetëmbrojtje.
Në këtë kuptim, ne duhet të përgatitemi. Ne duhet të vazhdojmë të investojmë shumë dhe të punojmë në mënyrë që të mund ta mbrojmë më tej vendin, të forcojmë forcat tona për mbrojtjen ajrore, mbi të gjitha të përpiqemi të ndërtojmë një lloj kupole mbrojtëse mbi Serbinë, gjë që është shumë e vështirë dhe kërkon shumë para”, ishte komenti i Vuçiç.
Beogradi ka investuar ndjeshëm vitet e fundit në modernizimin e ushtrisë duke blerë tanke, helikopterë, avionë e sisteme të mbrojtjes ajrore.
Top Channel