“Me ligjin që kaluat s’e di kujt gjinie i përket. Sheh me syze rozë”/ Vengu-Nokës: S’të kam shprehur dashuri! Demokrati: Ju njihni flamurin me 12 ngjyra Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Double Flames”, duke zbardhur djegien e qëllimshme të dy automjeteve në lagjen “Isa Boletini”, ngjarje e ndodhur më 10 nëntor 2025.
Pas veprimeve të mirëorganizuara hetimore, u identifikuan dhe u goditën autorët e dyshuar. Policia arrestoi 21-vjeçarin Xhordan Skënderaj, ndërsa 28-vjeçari Daniel Doda u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Hetimet paraprake sugjerojnë se të dy personat kanë vepruar në bashkëpunim, duke përdorur lëndë djegëse për të vënë në zjarr dy automjete, një “Audi” dhe një “Suzuki”. Ende po punohet për të përcaktuar motivin e ngjarjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.
Top Channel