Forca të shtuara sigurie, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ekstradon dy persona drejt Malit të Zi

12/11/2025 12:57

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Interpolin dhe strukturat e Policisë së Shtetit, ka zhvilluar me sukses operacionin tranzit të dy shtetasve të huaj, të cilët do të ekstradohen drejt Republikës së Malit të Zi.

Dy shtetasit, Stevan Kraljevic dhe Dordije Dukic, u morën në dorëzim në Aeroportin e Rinasit dhe kaluan në tranzit në territorin shqiptar drejt Pikës Kufitare Hani i Hotit, nën masa të rrepta sigurie dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare për transportin e personave me masë ekstradimi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta