Emigrantët kinezë “mësyjnë” Ballkanin, rruga e preferuar për në BE

12/11/2025 16:38

Rruga ballkanike është kthyer në mënyrën e preferuar të emigrantëve kineze për të hyrë në vendet e Bashkimit Europian.

Shumë prej tyre kalojnë nga Serbia e Bosnja, edhe pse kalimet ilegale janë të rrezikshme dhe shpesh lidhen me rrjete kriminale dhe trafikim njerëzish. Papunësia, mungesa e mundësive sociale dhe mungesa e mbrojtjes ligjore janë arsyet kyçe që i shtyjnë kinezët të emigrojnë.

Shtetasit kinezë përfitojnë nga hyrja pa viza në Serbi dhe në Bosnje, për të kaluar më pas në territorin e Bashkimit Europian dhe për të kërkuar azil në vendet e Europës Perëndimore. Sipas të dhënave të Frontex-it – Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare -gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, 482 shtetas kinezë janë kapur duke kaluar ilegalisht përgjatë “Rrugës ballkanike”.

Ky numër pritet të rritet deri në fund të vitit, pasi katër grupe me mbi 50 shtetas kinezë janë ndaluar gjatë muajve të fundit. Disa nga këto kalime kanë përfunduar me tragjedi. Në tetor, një rast përfundoi me mbytjen e një shtetasi kinez, pasi një varkë me emigrantë u fundos, teksa përpiqej të kalonte lumin Danub midis Serbisë dhe Kroacisë.

Katër klandestinë të tjerë kinezë që ndodheshin në bord, mbijetuan. Sipas të dhënave të UNHCR-së, nga viti 2012 deri në 2024-tën, më shumë se 1 milion shtetas kinezë kanë kërkuar azil jashtë vendit të tyre.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta