Dita e tretë e dëshmisë së ish të dërguarit të posaçëm amerikan në Kosovë: Thaçin e kam takuar më 1998. S’e dinim kush i publikonte komunikatat e UÇK-së

12/11/2025 10:18

Vijon dëshmia në Hagë e ish të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara në Kosovë gjatë periudhës së luftës, Christopher Hill, në mbrojtje të Hashim Thaçit, i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve 1998-1999, kur ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot është dita e tretë e dëshmisë së tij në Hagë. Sipas Hillit, Thaçi nuk mund të merrte vendime në emër të UÇK-së gjatë bisedimeve në Rambuje, duke shtuar se ai nuk ishte komandant, por “i duhej t’i pyeste komandantët në Kosovë për të dhënë një qëndrim”.

Për herë të parë Hill tha se u takua me Thaçin më 1998. Trupi gjykues pyetin Christopher Hillin se kush ishte përgjegjës në UÇK. Ai tha se ky ishte problemi, pasi amerikanët nuk gjenin një pikë kontakti të konfirmuar për të cilin mund të komunikonin për të ardhmen.

Adem Demaçi fliste për rolin e tij në UÇK, por askush nuk na e konfirmoi këtë“, tha Hill.

Problemi ynë ishte që nuk kishim një pikë kontakti me të cilin mund të komunikonim për të ardhmen. Pavarësia e Kosovës ishte më shumë slogan. Të gjithë thoshin ky ishte qëllimi“, shtoi ai.

Hill tha se nuk e dinte se kush publikonte komunikatat e UÇK-së, ku përmendeshin edhe emra të udhëheqësve, andaj tha se nuk e dinte nëse kjo organizatë kishte një strukturë.

Nuk mund t’i përdornim komunikatat për të përcaktuar një strukturë bazë hierarkike”, tha ai.

Ai u pyet për drejtorinë politike të UÇK-së dhe tha se Hill kishte mësuar se Thaçi ishte pjesë e këtij organi, por nuk e dinte se kush tjetër ishte pjesë e saj.

Kishte shumë persona, që nuk ishin në Qeveri, apo në agjenci të tjera amerikane që përpiqeshin të mësonin se kush e udhëhiqte UÇK. Kur dilnin emra të rinj, ne interesoheshim. Një prej këtyre emrave ishte drejtori publik. Por ne duhej ta komunikonim këtë person”, tha ai. /rel

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta