Buxheti i vitit 2026, SPAK kërkesë Komisionit të Ligjeve: Godinë e re me 6 kate, shpenzime edhe për rritjen e numrit të punonjësve

12/11/2025 12:17

Prokurori i SPAK, Vladimir Mara, raportoi kërkesat për buxhetin 2026 në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.

Ai u shpreh se do të duhet të bëhet një rishikim në buxhet, pasi parashikohet të kalohet tavani i vendosur nga qeveria, duke shtuar këtu faktin që SPAK do të rikonstruktohet në një godinë me 6 kate dhe do të ketë më shumë punonjës.

“Kërkesat tona buxhetore janë paraqitur që në dy fazat tona të përgatitjes. Pavarësisht nga mbështetja buxhetore e parashikuar, në vitin 2026 shpenzimet për BKH-në dhe Prokurorinë e Posaçme janë parashikuar më lart se tavanet e vendosura.

Është marrë në proces rikonstruksioni i SPAK që punimet të përfundojnë në tre-mujorin e parë të vitit 2026. Bëhet fjalë për një objekt me 6 kate dhe për këtë është kërkuar dhe rritja e numrit të punonjësve. Në zërin e shpenzimeve përfshihen dhe kërkesa të tjera të mirëmbajtjes”, tha Mara.

Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja nga ana tjetër u shpreh se Komisioi do të jetë i hapur për të dëgjuar sërish kërkesat e SPAK menjëherë pas futjes në godinën e re.

“Dua të theksoj që nga viti 2020 deri 2026, qeveria ka akorduar për SPAK-un 7.3 miliardë lekë, gjë që ka garantuar mirë-funksionimin e kësaj strukture. Shpresoj që godina e re që pritet të përfundohet të merret në administrim sa më shpejtë dhe nëse do të keni kërkesa shtesë gjatë ushtrimit të vitit buxhetor, shto këtu dhe këtë që ka të bëjë me këto ruajtjen e kripto-valutave, ne këtu do të jemi”, tha Manja.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta