Përfundon numërimi në Vlorë, kandidatja e PS fituese me 78% të votave. Mersini: Jam e kënaqur me pjesëmarrjen në votime
10/11/2025 02:40
Kandidatja e Partisë Socialiste, Brunilda Mersini do të drejtojë Bashkinë e Vlorës në dy vitet e ardhshme, deri në zgjedhjet e 2027.
Në përfundim të numërimit të 231 kutive të votimit, Mersini, e cila për pak javë mbajti edhe mandatin e deputetes, ka rezultuar fituese me më shumë se 13 mijë vota ndaj rivalit të saj të pavarur, por të mbështetur nga opozita, Dionis Sota.
Në një prononcim për mediat në përfundim të procesit të numërimit ajo tha se ishte e kënaqur me pjesëmarrjen në votime, ndonëse 12.54% e qytetarëve me të drejtë vote shkuan për të votuar.
Votat nga kutitë e numëruar 222/231:
Brunilda Mersini 15143
Dionis Sota 2240
Gjergji Nika 1950
Top Channel