Përplasi për vdekje këmbësoren dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari në Durrës

10/11/2025 12:33
Foto Ilustruese

Është vënë në pranga drejtuesi i mjetit që përplasi për vdekje një të moshuar dhe më pas u largua nga vendngjarja në aksin Peqin-Rrogozhinë.

Viktimë nga aksidenti i djeshëm mbeti shtetasja me iniciale M.K., 82 vjeçe.

Gjendet dhe sekuestrohet automjeti me të cilin 58-vjeçari përplasi të moshuarën.

Si rezultat i kontrolleve të kryera me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorit të aksidentit rrugor të ndodhur mbrëmë, në aksin “Peqin – Rrogozhinë”, ku si pasojë e përplasjes me automjet, humbi jetën shtetasja M. K., 82 vjeçe, specialistët e qarkullimit rrugor, pak orë pas aksidentit dhe largimit nga vendngjarja, lokalizuan drejtuesin e automjetit që përplasi 82-vjeçaren, shtetasin D. G., 58 vjeç, banues në Kavajë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 58-vjeçari u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset:
-L. G. dhe E. G., banuese në Tiranë, pasi dyshohet se nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të paraqitur dokumentet e identifikimit, gjatë një ndeshjeje futbolli për vajza;
-Q. B., banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

•Rreth orës 00:55, është djegur pjesërisht, automjeti i shtetasit K. T., që ishte parkuar në lagjen nr. 6. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të përcaktuar dhe dokumentuar shkakun e djegies.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta