“Numërimi u krye me sukses nga AI”/ Celibashi pas shpalljes së rezultatit në 5 bashki: Do duhet të ndryshohet kodi zgjedhor…

10/11/2025 13:29

Numërimi i rezultatit të zgjedhjeve me Inteligjencë Artificiale u krye me sukses në bashkinë e Tepelenës, deklaroi kreu i KQZ Ilirjan Celibashi.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se duhet një ligji të ri zgjedhor, që të marrin fund vonesat në rezultatet e zgjedhjeve.

“Pamjet filmike u analizuan në kohë reale. Leximi dhe analiza prodhoi 100% atë që doli nga numërimi fizik i votimit. U konstatuan vetëm disa pasaktësi në pjesën e pasme te fletës.

Besojmë se në të ardhmen arritja 100% e saktësisë do të varet nga ndërtimi i saktë i protokolleve. Do duhet të behën ndryshime në kodin zgjedhor që rezultatet të konsiderohen zyrtare”-u shpreh Celibashi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta