Emri/ Sherri me thikë në Vlorë, zbulohet identiteti i 30-vjeçarit që ngeli i plagosur, në gjendje kritike për jetën

10/11/2025 22:40

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një personi në lagjen “24 Maji” të Vlorës.

Rreth orës 20:00, Bledar Skenderaj, 30 vjeç, u godit me një mjet prerës dhe ndodhet aktualisht në spital, në gjendje kritike për jetën.

Policia bën me dije se shërbimet e saj kanë identifikuar dhe shoqëruar personat e dyshuar që morën pjesë në incident në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.

Policia nga ana tjetër po punon për zbardhjen e rrethanave që çuan në plagosjen e 30-vjeçarit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta