Avokati Eduart Brahilika, kandidat i pavarur (mbështetet nga opozita) ka votuar për zgjedhjet për kryebashkiak.

Në një prononcim për mediat ai tha se procesi i votimit është i qetë, ndërsa u bëri thirrje matjanëve që të dalin nga shtëpitë dhe të votojnë.

Ndër të tjera ai u shpreh se ‘të gjithë komsionerët e qendrave të votimit janë punonjës të administratës së bashkisë Mat dhe patronazhistë’.

Procesi i votimi është shumë i qetë. Mesazhi për qytetarët është për një ndryshim të mënyrës si ehte qeverisur bashkia Mat. Mesazhi im për matjanët është: dilni nga shtëpitë dhe votoni. Shqipëria po tkurret çdo ditë, nuk është faji im sot, por i qeverisë 13 vjeçare. Kur kam hyrë në garë kam hyrë me bindjen për të marrë masat që populli i Matit të votojë i lirë.

Kam stafin tim elektoral dhe në rast se do ketë konstatime të shkelje të kodit zgjedhor normal do të ketë kallëzime. Kam indicie, fakti penal vërtetohet në forma të tjera. Të gjithë komsionerët e qendrave të votimit janë punonjës të administratës së bashkisë Mat dhe patronazhistë”, shprehet ai.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta