Drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Elbasanit, Arbian Mazniku në një prononcim për gazetarët ka sqaruar numrin e zgjedhësve më shumë në lista se zgjedhjet e majit 2025.
“U hoqën votuesit që u regjistruan në listën votuesve jashtë, ata rivendosen në listën e këtyre zgjedhjeve. Arsye pse shihni një numër të ulët është që janë rivendosur në listë emigrantët që u hoqën për listën e posaçme të diasporës”, sqaroi socialisti.
Ndër të tjera ai u shpreh se pjesëmarrja në votim është e kënaqshme.
“Jemi duke kaluar një ditë të mirë për Cërrikun, deri më tani votimi është i kënaqshëm. Janë rreth 6 mijë qytetore që kanë shprehur vullnetin e tyre në të gjitha qendrat e votimit. I ftojmë qytetarët që të dalin sërish në numra dhe të shprehin vullnetin e tyre. Cërriku ka pasur një periudhë të jashtëzakonshme zhvillimore vitet e fundit, por po ashtu ka përpara më të mirën për një sërë projektesh që do të ndodhin. Ftojmë qytetarët që në mënyrën më të mirë të mundshme të vijojnë në numra dhe në volum.
Duket se çdo gjë është në rrugë të mbarë. Jemi në numra të ngjashëm me zgjedhjet e fundit. Pak ndryshim ka. Ne jemi në numra të ngjashëm, deri tani jemi të kënaqur.
U hoqën votuesit që u regjistruan në listën votuesve jashtë, ata rivendosen në listën e këtyre zgjedhjeve. Arsye pse shihni një numër të ulët është që janë rivendosur në listë emigrantët që u hoqën për listën e posaçme të diasporës”, shprehet ai.
Top Channel