FOTO/ Ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në Shkodër, kush ishte ish-trajneri 38-vjeçar që la pas dy fëmijë Suzana Pasha, kandidatja e pavarur në Bashkinë e Matit ka votuar pak momente më parë.
Në një prononcim për mediat, ajo u shpreh se procesi është i qetë, ndërsa uroi që garën ta fitojë kandidati më i mirë.
Ajo u ndal tek bindja e saj politike, duke thënë se ka qenë dhe është socialiste, ndonëse idetë e tyre u ndanë.
“Faleminderit të gjithë qytetarëve te Matit, u kam kërkuar mbështetjen derë më derë. Jam krejt e qetë, vota është e lirë, procesi është i qetë, i lirë dhe i barabartë. U bëftë më e mira dhe fitoftë më i miri.
Në këtë fushatë kam qenë e vetme, problematika kam hasur por lej organet ligj zbatuese të bëjnë punën e tyre. Skam pasur kërcënime, zgjedhja ime ka qenë e lirë, unë kam qenë dhe do të vijoj që të jem socialiste. Është partia ime e zemër. Unë mendoj që duhet të isha unë kandidate dhe ndaj garoj e pavarur”, u shpreh ajo.
Top Channel