Vijon përplasja mes policisë dhe Myftinisë, hiqet tabela me thënien profetike

09/11/2025 22:55

Sonte, nën forca të shumta policie të shtetit, u hoq edhe tabela me thënien profetike kundër grabitësve të pronës, brenda territorit të Myftinisë.

Tabela i referohej grabitjes së pronës që, sipas komunitetit mysliman, po u vidhet atyre dhe në të po ndërtohet një kullë 35-katëshe.

Më herët, Bashkia hoqi një tabelë në rrugë me të njëjtën thënie, pastaj Myftinia u kundërpërgjigj duke bllokuar punimet e një projekti që përfshinte territorin e saj në Xhaminë e Parrucës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta