Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki/ KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 11:00, bashkia Mat me numrin më të lartë të votuesve
Kandidatja e Partisë Socialiste për Vlorën, Brunilda Mersini, ka votuar paraditen e sotme.
Teksa ushtroi të drejtën e votës, ajo ka deklaruar më pas se kjo është një ditë e shënuar, teksa është e kënaqur me pjesëmarrjen.
“Faleminderit për suportin. Është një ditë e shënuar, jo vetëm për mua që kandidoj si e para grua në këtë qytet, kam përkushtimin ndaj njerëzve.
Kjo ditë është e qytetit, për qytetarët e Vlorës, për të mirën e qytetit. Për më të mirën e Vlorës Mendoj që pjesëmarrja është shumë e mirë, jemi të kënaqur. Gjithmonë mbarësi, kudo, jo vetëm në Vlorë”, tha Mersini.
I pyetur për pjesëmarrjen e ulët në votime dhe se sa beson tek fitorja e tij, Dionis Sota, kandidati i pavarur me mbështetjen nga PD, u shpreh me besim të plotë te fitorja.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve vlonjatë të shprehin vullnetin e tyre të lirë me votë për të ndryshuar të ardhmen e qytetit”, ka vijuar më tej ai.
Brunilda Mersini është në garë për Bashkinë e Vlorës përballë dy kandidatëve të pavarur, Dionis Sota dhe Gjergji Nika.
Top Channel