Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, gjatë një konference për mediat ka ndarë informacione rreth procesit të votimit në pesë bashki të vendit.
Sipas KQZ-së, pjesëmarrja në të gjitha bashkitë deri në këtë orë është 2.42%.
“Kemi këto informacione për t’i ndarë me ju: përgjithësisht procesi ka filluar normalisht. Në masën 81% e qendrave janë hapur në orën 07:00, ndërsa vetëm 19% janë hapur ndërmjet orës 07:00-08:00 të mëngjesit.
34 komisione janë të përbëra me 7 anëtarë, 29% me 5 anëtarë dhe 19% me 4 anëtarë. Vetëm në 3 qendra votimi kishte mungesë të anëtarëve, por në komunikimet që kishim u mundësua koriumi.
Deri më tani nuk janë raportuar problematika në fillimin e procesit dhe nuk kemi asnjë problem të raportuar për përdorimin e pajisjeve elektronike. Operatorët janë paraqitur në detyrë dhe identifikimi po kryhet në 100% e qendrave të votimit përmes këtyre pajisjeve.
Nuk kemi transmetim në kohë reale në 18 qendra votimi, por jemi duke marrë informacion. Ajo që vlen të theksohet është se nuk kemi pasur probleme me pajisjet.
Për pjesëmarrjen, totalisht në të gjitha bashkitë është 2.42%.”, u shpreh Celibashi.
Top Channel