Pjesëmarrje e ulët në Cërrik, kandidati i pavarur: Shpresojmë të mos ketë ndërhyrje nga jashtë
09/11/2025 10:37
Kandidati i pavarur për kryebashkiak në Cërrik, Amarildo Hoxha, pasi votoi, i bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë.
Në një deklaratë për gazetarët, ai tha se shpreson që të mos ketë ndërhyrje nga jashtë në këto zgjedhje.
“Iu bëj thirrje qytetarëve të votojë masivisht. Kushdo që të fitojë, uroj t’i shpërbejë Cërrikut. Uroj dhe shpresoj të mos ketë ndërhyrje nga jashtë. Për momentin nuk kemi probleme”-u shpreh ai.
Deri më tani pjesëmarrja në Cërrik është e ulët, 7.21%. Amarildo Hoxha garon me Eligert Himën nga SHB dhe Florenc Doka nga Partia Socialiste.
Top Channel