Nis procesi i numërimit në Tepelenë, votat do të numërohen edhe me Inteligjencë Artificiale
Procesi i votimit ka përfunduar në 5 bashkitë ku mbaheshin zgjedhjet në vend.
Menjëherë pas përfundimit të votimit, ka nisur edhe transporti i kutive në qendrat e numërimit, teksa pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte 18.45%.
Në Berat do të ketë vetëm dy qendra numërimi. Sa i përket Matit, QV më e largët është në fshatin Gjocaj, materialet e së cilës mund të vonojnë deri në 3 orë për të mbërritur në Mat.
Në Vlorë numri i qytetarëve që mund të votonin në 232 qendra votimi ishte 171.895. Në Tepelenë me të drejtë vote ishin 12.667 qytetarë, në 22 qendra votimi.
Në Mat ishin 29.092 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa qendrat ku mund të votonin ishin 47. Në Cërrik ishin 57 qendra votimi, dhe numri i zgjedhësve ishte 38.724.
Në bashkinë e Beratit të drejtën e votës e kishin 82. 161 zgjedhës, të cilët mund të votonin në 116 qendra votimi.

Top Channel