Numërohen 5 nga 21 kuti në Tepelenë, PS kryeson me 726 vota
09/11/2025 23:13
Ka nisur procesi i numërimit në Tepelenë, ku janë për tu numëruar 21 kuti. Në Tepelenë do të përdoret edhe Inteligjenca Artificiale për verifikimin e fletëve të numërimit dhe në numërimin e votave.
Nga 21 kuti në total, janë numëruar 2 kuti, me rezultat: 726 vota për Gramos Sako nga Partia Socialiste, dhe 118 vota për Gabriel Guma, kandidat i pavarur.
Në Tepelenë kanë votuar 2488 qytetarë, nga 7184 që kishin të drejtë vote.
Top Channel