Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në komunikim me mediat pas mbylljes së procesit të votimit, ka bërë me dije rezultatin e pjesëmarrjes së qytetarëve në votime në këto 5 bashki.
Ai tha se pjesëmarrja në total për 5 bashkitë ishte 18.4%, ndërsa shtoi se Vlora kishte numrin më të ulët të qytetarëve që morën pjesë në votim.
Ai tha se në Tepelenë krahas numërimit manual do të bëhet vlerësimi i fletëve dhe të dhënat e numërimit duke përdorur inteligjencën artificiale.
“Nuk kemi evidentuar problematika që mund të cënojnë procesin. Procesi i identifikimit është kryer 100% përmes pajisjes së identifikimit. Ka nisur dorëzimi i bazës materiale dhe kutive të votimit në qendrat e numërimit.
Numërimi dhe të dhënat do të transmetohen në kohë reale në faqen e internetit të KQZ. Për bashkinë e Tepelenës, krahas numërimit manual, do të bëhet vlerësimi i fletëve dhe nëpërmjet inteligjencës artificiale dhe të dhënat e numërimit duke përdorur inteligjencën artificiale”, deklaroi ai.
I pyetur nga gazetarja e Top Channel Elda Menga se kur do të nisë numërimi, Celibashi u shpreh se pritet të fillojë në ora 22:00, dhe deri të hënën paraditet të ketë përfunduar.
“Rreth orës 22 do nisë procesi i numërimit dhe shpresojmë që të përfundojë mesditën e së hënës”, tha Celibashi.
Top Channel