I shoqëruar nga bashkëshortja dhe me fëmijën e vogël, kandidati i pavarur në Tepelenë Gabriel Guma, votoi në fshatin Luzat.

Pasi hodhi votën, ai u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë kandidatin e duhur.

U bëj thirrje të gjithë të dalin të votojnë masivisht. Të bëjnë zgjedhjen e duhur. Jam shumë i lumtur që zgjedhjet këtë herë janë demokratike. Vonesa ka pasur, por incidente jo”-u shpreh ai.

Guma kandidon përballë kandidatit socialist Gramos Sako.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta